Identifikohen rreth 4 mijë qen endacak në Prishtinë

Prishtina

Identifikohen rreth 4 mijë qen endacak në Prishtinë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Qytetarët po ndihen të rrezikuar tash e një kohë nga qentë endacak në Kosovë, sidomos në kryeqytet. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka identifikuar rreth 4mijë qenë të cilëve u janë vendosur mikroçipat apo janë regjistruar. E komuna e Prishtinës është në përfundim të objektit i cili do të shërben për trajtimin e qenve endacak.

Prania e qenve endacak nëpër rrugët e Kosovës është bërë shqetësuese. Qytetarët, madje shumë herë janë ndier të rrezikuar por edhe të sulmuar nga ta.  Një qytetarë i Prishtinës Driton Limani, thotë se komuna duhet marrë iniciativë për strehim të këtyre qenve.

Kam hasur në shumë situata qenë endacak sidomos në kohë dimri kur ata janë të uritur dhe sulmojnë. Komuna e Prishtinës duhet jo vetëm të trajtoj por edhe të strehoj qentë endacak.

E, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës që nga viti i kaluar ka filluar vendosjen e mikroçipave dhe regjistrimin e qenve, qoftë endacak apo ata me pronar. Ky projekt do të mbuloi të gjitha shpenzimet për ata qytetarët që dëshirojnë të regjistrojnë qenin e tyre deri në fund të këtij vitit.

Kështu bëri të ditur për televizionin publik zëdhënësi i agjencisë Lamir Thaçi, i cili tha se qytetarët kanë shprehur interesim në këtë drejtim.

 “Deri më tani janë rreth 4 mijë qenë që janë identifikuar, regjistruar, pra  i janë vendosur mikroçipat dhe i janë dhënë dokumentacionet”, tha Thaçi.

Ai tha se ky projekt që është implementuar para shumë vjetësh në vendet e BE-së, ku për qellim kryesor ka ndalimin e shumimit të qenve endacak si dhe rregullimin e aspektit juridik për qentë me pronarë. Thaçi tha se nuk dihet se sa është numri i saktë i qenve endacak nëpër rrugë.

“Në asnjëherë nuk jemi marrë me hulumtime për të përcaktuar numrin e qenve endacak apo me pronar. Ne do të identifikojmë e regjistrojmë të gjitha kafshët që lajmërohen nga pronari tyre”, u shpreh ai.

Nga zyra për informim në komunën e Prishtinës, përmes një përgjigje me shkrim, kanë bërë të ditur se objekti për trajtimin e qenve endacak është në përfundim të punimeve.

Dhe, pas përfundimit të tij, bazuar në procedura tjera, do të bëhet funksionalizimi i objektit. Mirëpo kjo qendër nuk do të jetë strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat