Pesë minuta pa drita, për të bashkëndjerë me terrin e familjarëve të personave të pagjetur

Prishtina

Pesë minuta pa drita, për të bashkëndjerë me terrin e familjarëve të personave të pagjetur

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:33
Prishtine

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99.

Për të bashkëndjerë me terrin që familjarët e personave të pagjetur ndjejnë më shumë se 23 vite tashmë, në kryeqytet janë ndalur dritat për 5 minuta.

“Ne i`u falënderojmë shumë që i jeni bashkuar thirrjes sonë për solidaritet dhe besojmë që së bashku përçuam tek të gjithë një mesazh shumë të fuqishëm”.

“Ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë t’i kërkojmë e t’i kujtojmë të gjithë personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, deri sa ata t’u kthehen familjarëve dhe drejtësia të vihet në vend për ta dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftimin e IYHR-KS.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat