Edhe këtë vit nuk munguan surlet e tupanat në Gërmi

Prishtina

Edhe këtë vit nuk munguan surlet e tupanat në Gërmi

Më: 1 maj 2023 Në ora: 20:43
Gërmi

Numri i qytetarëve që këtë vit po kalonin festën e 1 majit në Parkun e Gërmisë ishte më i vogël se vitete paraprake.

Të punësuar e të papunë u bënë bashkë në Parkun e Gërmisë.

Si çdo vit tjetër, edhe ne kete 1 maj, qytetare te shumte kaluan kete dite feste këtu.

Brohoritjet, loja e bisedat janë ato që po jehonin këtë të hënë midis lisave te gjate e ne hapësirat e gjelbra te kësaj hapesire.

Blerim Berisha vendosi qe kete kohe relaksuese ta kaloje ketu me lojë afër fëmijëve të tij.

Qindra të moshuar, të rinj e fëmijë po argëtoheshin në mënyra të ndryshme.

Si cdo herë tjerët as vallja nuk mungoi.

E i lumtur që po sheh kaq shumë të rinj u shpreh një qytetarë tjetër.

Por këtë vit numri i atyre që dolën në Gërmi u duk më i vogël se sa në vitet paraprake.

Të lumtur që kjo e hënë është ditë pushimi u shprehen edhe të vegjlit që po argëtoheshin me lojë.

Madje ata po shijonin aktivitete nga më të ndryshmet.

Me vendim të Komunës së Prishtinës, qarkullimi për vetura dhe autobus ne kete pjese, gjate kësaj dite ishte i ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat