Komuna e Prishtinës bën sot testimin e alarmit publik

Prishtina

Komuna e Prishtinës bën sot testimin e alarmit publik

Më: 6 maj 2023 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Pak pasi të ketë kaluar mesi i ditës, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do ta bëjë testimin e sistemit të alarmit publik.

Saktësisht alarmet do të dëgjohen në orën 12:05 minuta, me së një njëtrajtshëm, siç ka njoftuar ky institucion.

Alarmet do të lëshohen dy herë nga 30 sekonda.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se ditën e shtunë, me datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

#Kryeqyteti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat