Rrugët e dëmtuar në kryeqytet

Prishtina

Rrugët e dëmtuar në kryeqytet

Më: 21 maj 2023 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Qytetarët po vazhdojnë të ankohen për mungesën e sanimit të rrugëve, teksa gropat po u shkaktojnë probleme gjatë lëvizjes me automjete. Derisa komuna thotë se është në pritje të mjeteve nga niveli qendror, përfaqësues të opozitës në komunë thonë se nuk ka nevojë të pritet për mjete pasi sipas tyre buxheti komunal ka mjaftueshëm të hyra.

Gropat në kryeqytet po cilësohen si një prej problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Teksa qytetarët ankohen se komuna nuk po merret me këtë problem, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës thotë se janë në pritje të mjeteve nga niveli qendror.

 “Ne po presim që qeverisja qendrore të na lëshoj mjetet që ne të fillojmë punën. Në momentin që na lëshon mjetet në 6 zona të Prishtinës nuk do të ketë më asnjë gropë”, tha Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës

Si rruga më e frekuentuar dhe me më së shumti gropa është “Agim Ramadani”, e që për këtë rrugë komuna ka një plan të veçantë.

 Ndërkaq shefi i asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla tha se Komuna e Prishtinës ka mjaftueshëm të hyra për rregullimin e problemeve.

 “Problemi nuk qëndron të bartja e mjeteve, sepse edhe pa bartjen e mjeteve nga niveli qendror komuna ka mjaftueshëm të hyra”, tha Sveçla.

Sveçla shtoi se gropat janë vetëm një nga problemet e pazgjidhura të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat