Anulohet projekti afaristo-banesor në Lakrishtë

Prishtina

Anulohet projekti afaristo-banesor në Lakrishtë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:04
Lakrishtë

Aksionarët komunalë të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë marrë vendim për anulimin e kontratës së projektit afaristo-banesor në Lakrishtë

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie, të enjten, aksionari i NPB-së, Leutrim Retkoceri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tha se vendimi për anulimin e projektit bazohet mbi vlerësimin e Zyrës Ligjore të Komunës së Prishtinës.

Retkoceri tha se Zyra Ligjore e komunës ka konkluduar se projekti është në kundërshtim me rregulloret në fuqi të NPB-së, teksa ka paraqitur edhe disa kërkesa për Bordin e Drejtorëve të NPB-së.

Siç tha ai, kontrata i ka kushtuar miliona euro Ndërmarrjes dhe e ka rrezikuar aspektin e saj financiar.

“Mbledhja vjen pas hulumtimeve për kontratën e ndërtimit të projektit në Lakrishtë. Disa herë është konstatuar kjo kontratë nga disa parti politike. Në lidhje më këtë kemi zgjedhur rrugën e drejtë, nuk do të ndalemi për qëllimin e ruajtjes së interesit publik dhe NPB-së”.

Retkoceri ka treguar se disa herë kanë kërkuar të raportojnë në Kuvendin Komunal të Prishtinës lidhur me kontratën.

Ka pasur edhe hetime nga prokuroria për zyrtarë të lartë të NPB-së. Më 28 prill kemi dërguar raportin dhe informatat e nevojshme për kuvendin komunal të Prishtinës dhe kemi kërkuar që të raportojmë për këtë temë dhe raportin vjetor para kuvendit komunal. Kemi vazhduar edhe më tutje, që më 26 maj kemi kërkuar opinion ligjor nga zyra ligore e komunës së Prishtinës, me qëllimin e vetëm për ta ruajtur pronën publike të Prishtinës”.

Tutje, ai ka treguar për vendimin i cili ka hyrë menjëherë në fuqi dhe ka paraqitur kërkesat e aksionarëvë karshi Bordit të Drejtorëve.

“Zyra ligjore ka dhënë konkluzionet se ndërtimi është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ne aksionarët kemi marrë vendim. Anulohet vendimi, me numër protokolli 01-0886/1 i datës 27/04/2021 i komisionit komunal të aksionarëve për miratimin e draft-marrëveshjes kryesore për bashkë-investim. Kërkohet nga Dordi i Drejtorëve ta shfuqizojë rregulloren për rritjen e pasurisë së paluajtshme të NPB-së. Obligohet Bordi i Drejtorëve që të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor lidhur me këtë kontratë. Obligohet Bordi të kërkojë nga departamentet përkatëse të NPB-ja dhe të bëjë një vlerësim të dëmeve që ka shkaktuar kontrata dhe t’i njoftojë organet e rendit për këto dëme”-tha ai./EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat