Në Ditën Botërore të Autizmit sot do të mbahet panel diskutimi, ku ekspertë dhe aktivistë do të flasin për sfidat me të cilat përballen individët me autizëm dhe do të eksplorojnë zgjidhje për përfshirje dhe mbështetje më të mirë.
Ky diskutim do të fokusohet në çështje kyçe, duke përfshirë qasjen në arsim, intervenimin e hershëm dhe përfshirjen shoqërore, ndërsa do të theksojë edhe iniciativat që mund të përmirësojnë jetën e individëve me spektrin e autizmit në Kosovë.
Panelistët e këtij diskutimi janë:
Hatixhe Hoxha – Përfaqësuese nga OJQ “Autizmi”
Rrezarta Mahmutaj – Asociacioni nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK)
Donjeta Kelmendi – Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF)
Ngjarja mbahet nga ora 15:30 – 16:30 në Europe House, Prishtinë.