Shtyhen përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramdani” në Prishtinë

Prishtina

Shtyhen përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramdani” në Prishtinë

Më: 26 prill 2025 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Janë shtyrë përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramdani” në Prishtinë.

Bëhet e ditur se ky vendim vjen pas reshjeve të vazhdueshme që mbizotëruan gjatë kësaj jave.

“Me përmirësimin e motit, punimet do të vazhdojnë menjëherë – gjatë fundjavave dhe ditëve të javës pas orës 19:00”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se punimet priten të përfundojnë pas katër muajve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat