Projekti “Solar 4Kosovo II” i cili do të përdorë energjinë diellore për të gjeneruar ngrohje, me ç’rast do të përfitojnë disa lagje të Prishtinës, është prezantuar sot nga ngrohtorja e kryeqytetit Termokos, raporton KosovaPress.
Ky projekt në vlerë prej mbi tetëdhjetë milionë, konsiston në ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet prej peswdhjetw megavatësh, për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë ngrohëse dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në qytetin e Prishtinës.
Po ashtu, ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe do të integrojë furnizimin me energji të rinovueshme në sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytet.
Për projektin foli kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se zgjerimi i rrjetit do t’u shërbejë lagjeve që aktualisht nuk janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore
Rama theksoi se ky projekt do të ndihmojë kryesisht në promovimin e tranzicionit të gjelbër duke kontribuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike.
"Projekti konsiston në ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet prej pesëdhjetë megavatësh, për të siguruar kapacitet shtesë të energjisë ngrohëse dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në qytetin e Prishtinës. Fushëveprim i projektit përfshinë një zgjerim të rrjetit i cili zbatohet në faza...03:23 Projekti do të ndihmoj kryesisht në promovimin e cilësisë së tranzicionit të gjelbër, duke kontribuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike. Termocentrali i ri dhe rrjeti i zgjeruar i ngrohjes qendrore do të zvogëlojë emitimet e dioksidit të karbonit të lidhura me ngrohjen. Do të përmirësojë cilësinë e ajrit në gjithë kryeqytetit dhe do të integrojë furnizimin me energji të rinovueshme në sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës. Zgjerimi i rrjetit do t’u shërbejë lagjeve që aktualisht nuk janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore, duke zëvendësuar kështu sistemet individuale të ngrohjes të bazuara në ngrohës elektrik direkt, dhoma me lëndë djegëse të ngurta rudimentare dhe linit të cilat lëshojnë gaze serrë intensivisht", tha Rama.
Ndër të tjera, Rama potencoi se “Solar 4Kosovo II” është një intervenim super pozitiv për kryeqytetin me matës të drejtpërdrejt të përmirësimit të ajrit në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tregoi se lagjet përfituese në këtë fazë janë Kalabria, Prishtina e Vjetër, Jug-Gjinaj, Mahalla e Muhaxherëve, Tophane dhe Lakrishte. Ai shtoi se disa lagje të tjera janë duke u shqyrtuar në një plan tjetër të veçantë që do të prezantohet në muajt e ardhshëm.
Rama: Është një intervenim super pozitiv për kryeqytetin me matës të drejtpërdrejt të përmirësimit të ajrit në kryeqytet
"Është një intervenim super pozitiv për kryeqytetin me matës të drejtpërdrejt të përmirësimit të ajrit në kryeqytet. Ne synojmë këtu që të rrisim pjesën e energjisë së rinovueshme në rrjetin e ngrohjes qendrore të Prishtinës, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në gjithë kryeqytetin dhe përmirësimin e performacës financiare dhe operative edhe të Termokosit...Është një kosto e cila është e vlerësuar për të gjithë projektin e cila qëndron në themel të vlerësimit të këtij projekti. Është përafërsisht 80.5 milionë euro...10:49 Do t'i përmend edhe lagjet të cilat janë të përfshira fillimisht në zgjerimin e rrjetit të shërbimeve të Termokosit e këto janë Kalabria zona te Dardah, Prishtina e Vjetër, Jug-Gjinaj, Mahalla e Muhaxherëve, Tophanja, Lakrishtja. Ndërsa, lagjet si kodra e Trimave, Kolovica dhe mbulueshmëria e gjithë Prishtinës e cila do të jetë e ndarë në 11 zona, është vetëm duke u shqyrtuar në një plan të veçantë të cilin do ta prezantojmë gjatë muajt të ardhshëm", potencoi Rama.
Ndërkaq, drejtori i Termokosit, Fisnik Osmani tha se projekti do të mundësojë shtrirje të rrjetit në disa pjesë të Prishtinës.
Ai potencoi se për pjesën e zgjerimit të rrjetit në tërë Prishtinën është çështje muajsh për të dalë me një analizë për komplet Prishtinën duke ndarë të njëjtën në 11 zona të reja.
"Jemi në fazën finale para fillimit të implementimit... Projekti “Solo 4Kosovo” do të mundësojë shtrirje të rrjetit në disa pjesë të Prishtinës e që është pika e parafundit të cilën e kemi pasur me kryetarin Rama në pjesë të programit 4 vjeçar. ndërsa, për pjesën e zgjerimit në gjithë Prishtinën, besoj që shumë shpejtë, çështje muajsh do të dalim edhe me analizën për komplet Prishtinën duke ndarë të njëjtën në 11 zona të reja", tha Osmani.
Ndërsa menaxheri i projektit, Felix Eckert, tregoi se nga potenciali i kursimit që do të sjellë ky projekt, mundëson kyçjen e rreth dyqind ndërtesave të reja në rrjetin e ngrohtores qendrore.
"I tërë projekti ndahet në dy faza. Faza e implementimit të gjenerimit dhe faza tjetër që është pjesa e konsumit të pjesës gjeneruese. Gjenerimi i energjisë solare është 44 gigavat orë për vit. Kursimet vjetore të këtij reduktimi të dioksidit të karbonit janë 44 mijë ton CO2 për vit. Ky potencial i kursimit sikurse edhe ne megavat ashtu edhe në reduktimet e CO2 e mundëson kyçjen e rreth 200 ndërtesave të reja në rrjetin e ngrohtores qendrore. Përkthyer në apartamente apo në konsumatorë familjarë, kjo përkthehet si 8 mijë e 600 apartamente ose 38 mijë konsumatorë që e përdorin ngrohjen qendrore. Fusha e kolektorëve solarë ose paneleve solare është përafërsisht 63 mijë metra katror. Kjo ngrohje do të akumulohet në një rezervar me kapacitet prej 380 mijë metra kub", tregoi Eckert.
Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Republika Federale Gjermane përmes KfW, Bashkimi Evropian në kuadër të Marrëveshjes Kornizë të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).