Kontejnerët tejmbushen në Dragodan, mbeturinat shtrihen nëpër rrugë

Prishtina

Kontejnerët tejmbushen në Dragodan, mbeturinat shtrihen nëpër rrugë

Më: 17 maj 2025 Në ora: 10:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Prishtina vazhdon të jetë e mbushur me bërllok. Mbeturinat e grumbulluara ditëve të fundit ende nuk janë larguar nga rrugët e qytetit.

Në pamjet e siguruara nga media, shihet se lagjia Dragodan është e mbytur nga mbeturinat, madje kane bllokuar edhe rrugën për të kaluar.

Përkundër paralajmërimeve të kryetarit Përparim Rama për ndërhyrje nga Komuna, kontejnerët mbeten të tejmbushur dhe situata po rëndohet gjithnjë e më shumë.

Sonte, Kryeqyteti do të fillojë largimin e mbeturinave. Sabotazha nuk kalon!Komuna e Prishtinës po përballet me një sabotim të hapur nga ndërmarrja “Pastrimi”, një kompani publike që, nën drejtimin aktual, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë”, tha Rama të mërkurën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat