Partia Vetëvendosje (VV) ka njoftuar fillimin e një procesi të ri për zhvillimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe angazhimit të përbashkët për një kryeqytet më funksional.
Ata kanë shpallur një angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve në lagje të ndryshme si Dardania, Kalabria, Ulpiana, dhe të tjera.
Me një program të hapur për diskutime, VV premton një qeverisje të bazuar në angazhim qytetar dhe progres të qëndrueshëm, duke ndarë vizionin e një Prishtine më të zhvilluar dhe me mundësi të reja për të gjithë.
Postimi i plotë:
Me këmbë të mbarë. Për një kryeqytet funksional dhe të zhvilluar.
E nisëm me kafet e para, me strukturat tona dhe banorët e Dardanisë, Kalabrisë, Ulpianës, Qytetit të vjetër, Prishtinës së re, Matit, Matiqanit, Shkabajt e Bardhoshit.
Do të pijmë edhe shumë kafe, do të kemi bashkëbisedim të rregullt me qytetarët në 100 ditët e ardhshme. Bashkë do ta hartojmë programin, bashkë do ta bëjmë fitoren, bashkë do të qeverisim.
Ju ftojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët që do ta transformojë kryeqytetin. Pa shkop magjik e ëndrrime deluzive, me fuqinë përbashkuese të angazhimit qytetar dhe progresit të matshëm hap pas hapi drejt zgjidhjeve të qëndrueshme.
Prishtina mund të bëhet, Prishtina do të bëhet. Do ta bëjmë bashkë!