Policia jep detaje për incidentin në “Rrugën A”

Prishtina

Policia jep detaje për incidentin në “Rrugën A”

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Dy persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në Polici, pasi kanë penguar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për “Zërin” se të njëjtëve u është shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00 dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në ‘Rrugën A’.

Në koordinim me prokurorin, të njëjtët janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’”, ka thënë Pllana. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat