Vazhdon asfaltimi i “Rrugës A”, Havolli jep detaje

Prishtina

Vazhdon asfaltimi i “Rrugës A”, Havolli jep detaje

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Në përvjetorin e 35-të të vizitës historike të senatorit amerikan Bob Dole në Kosovë, rruga që tashmë mban emrin e patriotit Xhim Xhema po shndërrohet në simbol të përkushtimit institucional dhe se është në përfundim e sipër  të asfaltimit.

Sokol Havolli, drejtor i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, theksoi se  nuk kanë se si ta nderojnë më mirë patriotin Xhim Xhema se sa me punë të pandalshme e të palodhshme për kryeqytetin, përfshirë edhe rrugën që tashmë bartë emrin e tij.

“Rruga A, rruga Xhim Xhema”.

Në 35 vjetorin e vizitës së senatorëve amerikanë në Kosovë, prirë nga senatori Bob Dole, nuk kemi se si ta nderojmë më mirë patriotin Xhim Xhema sesa me punë të pandalshme e të palodhshme për kryeqytetin, përfshirë edhe rrugën që tashmë bartë emrin e tij! E rendin e nderin për ngjarje historike të Kosovës e bënë më së miri Perparim Rama”, ka shkruar Havolli në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat