Çeku: Fshatrave të Prishtinës do t’i kthehet standardi i jetës

Prishtina

Çeku: Fshatrave të Prishtinës do t’i kthehet standardi i jetës

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 21:14
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka premtuar investime në fshatrat e kryeqytetit.

Ai ka thënë se fshatrave do tu kthehet standardi i jetës.

Çeku në një postim në Facebook ku ka njoftuar se ka vizituar fshatrat, Sinidolli, Mileveci, Truda e Bardhoshi, ka thënë se do të ketë investime në rrugë cilësore, ndriçim publik, rrjet te kanalizimit e transport gjithpërfshirës.

“Në secilin fshat të Prishtinës që shkojmë gjatë vizitave tona, ndjenja është e njëjtë. Është përjetim i braktisjes. Sinidolli, Milevci, Truda dhe Bardhoshi, përballen me të njëjtat mungesa elementare: mungesë e rrugëve kualitative, kanalizimit, mbeturinave, ndriçimit publik, ujit të pijshëm, transportit publik gjithpërfshirës, çerdheve e shkollave.

Punët tona janë të qarta, hapat janë konkretë. Fshatrave të Prishtinës do t’i kthehet standardi i jetës me të gjitha kushtet e nevojshme, ashtu që agroturizmi të merr hov, zhvillimi ekonomik të jetë i pandalshëm, e jeta e fshatit të bëhet më atraktive jo vetëm për banorin, por edhe për turistin”, ka shkruar Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat