Statovci: Prishtinës i është premtuar gjithçka…

Prishtina

Statovci: Prishtinës i është premtuar gjithçka…

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 23:23
Jeta Statovci

Bartësja e listës së Guxo-s për Kuvend Komunal të Prishtinës, Jeta Statovci, ka folur për buxhetin e komunës dhe projektet që nevojiten të realizohen në kryeqytet.

Ajo ka thënë se Prishtinës i është premtuar gjithçka, por që është e nevojshme që Prishtina të del jashtë nevojave esenciale e të bëhet një plan më strategjik për të.

“Prishtina është aset shumë i fuqishëm, pasuri shumë e madhe, që mendoj se një pjesë shumë e madhe e investimeve, mundet lirisht me qenë në partneritet publiko-privat.

Edhe palët private kanë interes që me qenë partnerë të Prishtinës” u shpreh mes të tjerash Statovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat