Kupina, banorëve të Arbërisë: Me ju fitorja jonë është e padiskutueshme

Prishtina

Kupina, banorëve të Arbërisë: Me ju fitorja jonë është e padiskutueshme

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 19:00
Pamje nga takimi

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar sot me banorët e lagjes Arbëria.

Ai u prit ngrohtë nga banorët, besimin e të cilëve e mori për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Mbështetje që s’do fjalë në lagjen Arbëria të Kryeqytetit.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në përkrahje të Lidhjes së Prishtinës dhe kandidatit tonë për Kuvend Komunal Milaim Dobratiqi.

Me ju fitorja jonë është e padiskutueshme” shkroi Kupina në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat