“Pastrimi” apelon qytetarët: Mos i dëmtoni kontejnerët e rinj

Prishtina

“Pastrimi” apelon qytetarët: Mos i dëmtoni kontejnerët e rinj

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se është dikur vijuar cdo ditë punën në terren me qëllim mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Sipas njoftimit, ekipet operative të kompanisë janë angazhuar në pastrimin e rrugëve, krasitjen e gjelbërimit si dhe zëvendësimin e kontejnerëve të vjetër me të rinj në disa lagje të Prishtinës teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i ruajn kontejnerët e rinj.

“Kërkojmë nga qytetarët kujdes dhe bashkëpunim — mos i dëmtoni kontejnerët e rinj, sepse janë pasuri e përbashkët për një qytet më të pastër e më të rregullt”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat