KRU ‘Prishtina’: ITU në Shkabaj filloi me trajtimin e ujit

Prishtina

KRU ‘Prishtina’: ITU në Shkabaj filloi me trajtimin e ujit

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Me një tjetër njoftim për konsumatorët ka dalë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, e cila tash ka bërë të ditur se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sapo ka filluar me trajtimin e ujit.

Ujësjellësi thotë se furnizimi me ujë të pijshëm pritet të stabilizohet gjatë ditës në Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq dhe në disa zona të Prishtinës.

Njoftimi i dytë i KRU “Prishtina”, vjen pas atij  që tregoi se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit si shkak i punimeve teknike në kanal nga mesnata pati probleme në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Kjo kishte shkaktuar edhe çrregullim të furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe që mund të kishte ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat