Paralajmërohen reshje shiu e përmbytje të mundshme në Prishtinë

Prishtina

Paralajmërohen reshje shiu e përmbytje të mundshme në Prishtinë

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për qytetarët, pas paralajmërimit të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për reshje të shiut.

Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit. 

Sipas njoftimit të komunës, niveli i rrezikut është portokalli.

Ndërsa theksohet se priten reshje mbi 40 l/m² brenda 24 orëve, mundësi për përmbytje të menjëhershme, vështirësi në qarkullim rrugor, rrëshqitje dheu dhe balte, si dhe rrezik i shtuar për jetën e njerëzve dhe kafshëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat