Kuvendi Komunal i Prishtinës thirr mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor

Prishtina

Kuvendi Komunal i Prishtinës thirr mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese të hënën, më 9 dhjetor.

Ku në këtë rast, pritet të bëhet betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Kryeqytetit, si dhe betimi i kryetarit të ri të Prishtinës.

Në këtë seancë do të zhvillohet edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00.

Zgjedhjet lokale në Prishtinë janë fituar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin Përparim Rama, i cili do ta marrë mandatin e ri në krye të kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat