Trafiku urban dhe transportuesit privatë i kthehen punës nesër

Prishtina

Trafiku urban dhe transportuesit privatë i kthehen punës nesër

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 20:16
Foto ilustruese/Trafikut Urban

Ndërmarrja e Trafikut Urban dhe transportuesit privatë në Prishtinë nga nesër do t’i kthehen punës pas protestës disa ditore shkaku i mungesës së pagave dhe borxheve.

Kjo është vendosur pas një takimi që kanë pasur Trafiku Urban dhe transportuesit privatë të martën në orën 18:00.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat