Nis dekorimi shesheve në Prishtinë për festat e fundvitit

Prishtina

Nis dekorimi shesheve në Prishtinë për festat e fundvitit

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Sot, ka nis procesi i rregullimit dhe zbukurimit të shesheve kryesore të kryeqytetit, në prag të festave të fundvitit.

Pjesë e dekorit do të jenë sheshi Skënderbeu, sheshi Nëne Tereza dhe sheshi Zahir Pajaziti.

Punëtorët kanë nisur vendosjen e ndriçimit dekorativ dhe elementeve festive, të cilat pritet t’i japin qytetit një pamje më të ngrohtë dhe festive, raporton KosovaPress.

Disa komuna në vend kanë dekoruar sheshet e tyre, derisa Prishtina këtë herë duket se ka vonesa për dekorimin e qytetit për shkak të procedurave buxhetore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat