Gjashtë milionë euro për efiçiencë të energjisë në 20 ndërtesa në kryeqytet

Prishtina

Gjashtë milionë euro për efiçiencë të energjisë në 20 ndërtesa në kryeqytet

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 13:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet.

Rama e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm.

"Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojmë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane.  

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë", ka shkruar Rama në "Facebook'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat