Borë e akull, mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

Prishtina

Borë e akull, mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

Më: 11 janar 2026 Në ora: 20:56
Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë

Borë e akull, mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

Për shkak të reshjeve të borës dhe krijimit të akullit, rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë është mbyllur për qarkullim, raporton kp..

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor që lidh lagjen e “Muhaxherët” në Prishtinë, është ndërprerë përkohësisht, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Nga qytetarët kërkohet që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, deri në njoftimin e radhës për rihapjen e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat