Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

Prishtina

Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

Më: 25 janar 2026 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për erëra të forta që priten të ndodhin të dielën, më 25 janar 2026, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Erërat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka dhënë disa këshilla, duke përfshirë sigurimin e objekteve të lehta dhe kujdesin gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta.

Po ashtu, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për rreziqet që mund të sjellin erërat.

Erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat