Pas tërmetit që goditi sonte vendin, Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët, ku ka apeluar që të respektojnë udhëzimet e sigurisë dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare.
Sonte, në ora 22:05, një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur juglindjen e Kosovës, në zonën Prizren–Shtërpcë. Lëkundjet janë ndier në disa pjesë të vendit, ndërsa deri tani nuk ka raportime për të lënduar ose dëme serioze.
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve që mund të bien, të strehohen nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës, të dalin me kujdes në hapësira të hapura pas lëkundjeve, dhe të mos përdorin ashensorët.
Qytetarët këshillohen të kontrollojnë banesat, të ndihmojnë personat që kanë nevojë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare.
"Çdo informacion i ri do të publikohet përmes kanaleve zyrtare. Për emergjenca lajmerohuni në 0800122 33 ose 0800122 44", thuhet në njoftim.