Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Mramor po investohet për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut.
Në një postim në rrjete sociale, Rama ka njoftuar se çerdhja do të mundësojë akomodimin e mbi 60 fëmijëve nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe.
“Ky është një hap konkret drejt barazisë në qasje, duke e shtrirë edukimin e hershëm edhe në zonat rurale dhe duke investuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Postim i plotë:
Gollaku po bëhet me çerdhen e parë për fëmijë.
Në Mramor, po investojmë për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut.
Çerdhja do të akomodojë mbi 60 fëmijë nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe.
Ky është një hap konkret drejt barazisë në qasje, duke e shtrirë edukimin e hershëm edhe në zonat rurale dhe duke investuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë.