Homazhe për Bajram Kelmendin nga kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës

Prishtina

Homazhe për Bajram Kelmendin nga kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës

Më: 25 mars 2026 Në ora: 21:52
Homazhe për Bajram Kelmendin nga kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës

Në përvjetorin e vrasjes së Bajram Kelmendit dhe djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, dhe nënkryetari Florian Dushi bënë homazhe në hapësirën ku Kelmendi punoi dhe mbrojti drejtësinë.

E pranishme ishte edhe vajzën e të ndjerit, Kosovarja dhe ekipi i Kryeqytetit. 

"Në përvjetorin e vrasjes së Bajram Kelmendit dhe djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, u përulem me respekt para një historie që mbetet plagë, por edhe forcë për të mos harruar. Bashkë me ekipin e Kryeqytetit, dhe vajzën e tij, Kosovaren, rikthyem kujtimet për jetën dhe veprën e tij, duke e përkujtuar me respekt në hapësirën ku ai punoi dhe mbrojti drejtësinë deri në fund", ka shkruar i pari i Kryeqytetit, Perparim Rama. 

Ai theksoi se kjo sakrificë nuk është vetëm histori, por përgjegjësi që nuk duhet harruar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat