Me një tjetër thirrje për pagesat e ujit ka dalë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Kanë treguar se borxhi ndaj tyre është 45 milionë euro, e për këtë kanë kërkuar përgjegjësi nga qytetarët.
KRU “Prishtina” thotë se shteti mbahet duke paguar shërbimet bazë, siç është uji.
“Megjithatë, përballë një borxhi prej 45 milionë eurosh për këtë shërbim jetik, lind pyetja: çfarë po bëjmë ne? A do të vazhdojmë të presim duarkryq, apo do të marrim përgjegjësi si qytetarë?”, thotë KRU “Prishtina”.
Sipas tyre, pagesa e rregullt e ujit nuk është vetëm obligim, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për një sistem funksional, për furnizim të qëndrueshëm dhe për të ardhmen e përbashkët.
“Është koha për veprim”, thotë KRU “Prishtina”.