KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe

Prishtina

KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe

Më: 8 maj 2026 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku pohon se konsumatorët nga plot tetë komuna u kanë borxh në vlerë prej 45 milionë eurosh.

Ajo tha se kjo gjë është alarmante, andaj kërkoi drejtësi dhe veprim.

“Po, 45 milionë euro është borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ky borxh është gjithsej nga tetë komuna të cilat ne i menaxhojmë, pra 40 për qind e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mjeku.

“Këto përbëjnë alarm që kërkojnë ndërgjegje, drejtësi dhe veprim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat