Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka gjobitur Komuna e Prishtinës me 5 mijë euro për shkak të zhvillimit të aktivitetit në deponinë e inerteve në Matiqan, në kundërshtim me ligjet për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit.
Sipas inspektoratit, në këtë zonë janë kryer punime dhe depozitime të materialeve inerte pa lejet dhe dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Autoritetet kanë bërë të ditur se aktiviteti ka vazhduar pavarësisht urdhrave të mëhershëm për ndërprerje.
“Gjobitet Komuna e Prishtinës në vlerë prej 5 mijë euro nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit
Inspektorati i MMPH-së, ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 5 mijë euro ndaj Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Prishtinës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit në deponinë e inerteve në Matiqan, në kundërshtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit.
Inspektorati ka konstatuar se në këtë hapësirë janë zhvilluar punime dhe depozitime të materialeve inerte pa përmbushjen e obligimeve ligjore dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për leje ujore dhe procedura të tjera përkatëse. Përkundër vendimeve dhe urdhrave të mëhershëm të inspektoratit, aktiviteti ka vazhduar.
Mbrojtja e mjedisit dhe e pasurive ujore është obligim ligjor për secilin nivel të qeverisjes. Si Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdoj të mbështes veprimet e inspektoratit dhe zbatimin e ligjit pa dallim, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin.