​Rama: Nesër do të themelojmë kompaninë komunale “Pastrimi”

Prishtina

​Rama: Nesër do të themelojmë kompaninë komunale “Pastrimi”

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:42
Pamje nga konferenca

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se të premten në Asamblenë Komunale do të hidhet në votim themelimi i kompanisë komunale “Pastrimi”.

Ai tha se ky është një prej vendimeve më të rëndësishme për Prishtinën, derisa u ka bërë thirrje të gjithë asamblistëve, veçanërisht atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, që ta votojnë themelimin e kompanisë.

Rama: Nesër do të themelojmë kompaninë komunale “Pastrimi”

“Ne kemi vendosur që ta krijojmë ndërmarrjen e re komunale të pastrimit, njëjtë sikurse komunat e tjera, ajo e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Prandaj, nesër, në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Kryeqytetit, e kemi mundësinë jetike që njëherë e përgjithmonë ta zgjedhim çështjen e mbeturinave në kryeqytet. Iu bëj thirrje të gjithë asambleistëve dhe posaçërisht asambleistëve të LVV-së që ta votojnë. Votojeni nesër themelimin e kompanisë së pastrimit, e cila do të jetë me menaxhim të kryeqytetit 100 për qind”, tha ai në konferencë për media të enjten.

Rama e akuzoi sërish ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se nuk e nënshkroi grantin milionësh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) për kompaninë rajonale të mbeturinave, “Pastrimi”.

Ndërkaq, shtoi se problemet në kompaninë aktuale të pastrimit janë që para se ai të vinte në krye të kryeqytetit.

Rama akuzon Hekuran Muratin: S’po ia ninë për Prishtinën, ndoshta që nuk është i kryeqytetit

“Ndërmarrja Pastrimi qysh moti ka pasur probleme me vite të tëra, qysh para qeverisjes sonë. Qytetarët e kryeqytetit nuk e kanë pasur çështjen e pastrimit të zgjidhur asnjëherë, pasi gjithmonë ka qenë problematike. Kemi shkuar në procese të ndryshme për me zgjidh këtë çështje. Ka pasur kur kemi ndërruar menaxhmentin për shkak të problemeve që kemi pasur, tash të rëna, por prapë i kemi problemet. Kemi pasur zgjidhjen, ka pasur një propozim së bashku me shtetin gjerman, një projekt 72.1 milionë, që ka menduar zgjidhjen e problemit njëherë e përgjithmonë, jo vetëm për bërllog, por edhe për çështje ambientale. Për fat të keq, për çështje politike, pasi nuk e kuptoj çfarë logjike ka një ministër i një partie me blloku një projekt madhor të kryeqytetit. Normal, ai nuk është i Prishtinës, për këtë nuk ia ninë për Prishtinën Hekuranit (Muratit), por ne nuk mundemi me mbetur peng për egot e ministrave që nuk mendojnë për qytetarët e kryeqytetit”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat