​Protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur në rrugën “Luan Haradinaj”

Prishtina

​Protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur në rrugën “Luan Haradinaj”

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 19:25
Pamje nga protesta

Një grup protestuesish gjatë marshimit të tyre sonte kanë ndezur zjarre për t’u ngrohur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Protesta e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka nisur rreth orës 17:00, po vazhdon teksa protestuesit janë shprehur për vazhdimin e tyre edhe në ditët në vijim, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt në Vitormiricë të Pejës të dielën e kaluar.

Protesta të ngjashme ka pasur ditëve të kaluara edhe në qytete të tjera, si në Ferizaj, Pejë e Mitrovicë.

Ndërkohë që lidhur me rastin e Arlinda Zekajt janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, kryeprokurori dhe prokurorja në Pejë, teksa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat