​Gjashtë vjet nga përmbytjet në Shkup

Shkupi

​Gjashtë vjet nga përmbytjet në Shkup

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 08:08
Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale

Para gjashtë vjetësh, më 6 gusht 2016 ndodhi një katastrofë natyrore, ku vërshimet përmbytën lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit në Shkup.

Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona ndërsa dhjetëra të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore.

Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të ligë ka pasur mbi 800 vetëtima.

Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit.

Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës pati ndihmuar të prekurit nga vërshimet me 50 mijë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat