Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe mirëmbahet - Bota Sot
Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe mirëmbahet

Shkupi

Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe mirëmbahet

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:26
Shkup

Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe do të ketë përmbajtje shoqërues rekreaktive dhe kulturore. Të parët për ruajte do të jenë pjesët më të rrezikuara të Akuaduktit, ndërsa më pas restaurimi do të kaloj në disa faza.

Kryetari Bashkisë së Shkupit Petre Shilekov, paralajmëroi se qyteti do të siguroj infrastukturë në zonat e prekura të Akuaduktit dhe ndërtim të skenave verore nga 600 deri në 1000 ulëse.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev potencoi se me aksione korrekte do të punohet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Pjesët rreth Akuaduktit të qytetit janë pastruar dhe planifikohet vendosja e tabelave informative për arsye që kjo pjesë të bëhet atraktive për vizitorët. Intervenimet e fundit në Akuadukt janë realizuar para disa viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test