Urime nga 20 vende të botës, ja mesazhi nga ushtarakët shqiptarë dhe aleatët në 108-vjetorin e pavarësisë

Shqipëria

Urime nga 20 vende të botës, ja mesazhi nga ushtarakët shqiptarë dhe aleatët në 108-vjetorin e pavarësisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:30
Urime nga 20 vende të botës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar urimin e ushtarakëve shqiptarë por dhe ushtarakëve të vendeve aleate të NATO-s në 108-vjetorin e pavarësisë.

Një urim për Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit nga 20 vende të botës ku Shqipëria ka misionet dhe përfaqësitë e saj nga efektivët e Forcave të Armatosura.

“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë  valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB”, shkruan ministrja Xhaçka.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm me dy postime për Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat