Akti i Pavarësisë, Kotherja: Korça me 6 përfaqësues në firmosjen e saj, emra të rëndësishëm të lëvizjes patriotike

Shqipëria

Akti i Pavarësisë, Kotherja: Korça me 6 përfaqësues në firmosjen e saj, emra të rëndësishëm të lëvizjes patriotike

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:25
Niko Kotherja

Historiani dhe studiuesi Niko Kotherja në një intervistë për RTV Ora ka folur në lidhje me aktin e pavarësisë të firmosur nga rilindasit më 28 nëntor në Vlorë.

Kotherja ka thënë se qyteti i Korçës ka dërguar 6 përfaqësues në këtë ditë të shënuar, të cilët ishin figura mjaft të shquara jo vetëm në Shqipëri, por edjhe jashtë saj.

Kotherja: Në nënshkrimin e aktit të pavarësisë jemi 6 personalitete nga Korça dhe janë 3 përfaqësues që në atë Kuvend të madh Kombëtar kanë nënshkruar aktin e pavarësisë si përfaqësues të Korçës dhe 3 të tjerët si përfaqësues të kolonisë së famshme patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit në Rumani. Janë emra të jashtëzakonshëm të lëvizjes patriotike.

Do të përmendim të shquarin Spiridon Milo, që nënshkroi aktin si delegat i Korçës, një nga mësuesit e Mësonjëtores së Parë Shqipe të vajzave. Një njeri që ka luajtur shfaqje në skenë në vitin 1909 dramën “Besa” të Sami Frashërit dhe më pas ka themeluar të parën shtëpi diskografike shqiptare, në Neë York në vitin 1923 të quajtur “Albanian”. Prodhoi rreth 70 disqe gramafoni me muzikë shqiptare dhe valle popullore, që e bën një nga regjistruesit e parë në Shqipëri të folklorit tonë, por edhe një nga gurët e rëndësishëm të regjistrimeve folklorike edhe më gjerë se Shqipëria. U kthye në Shqipëri në vitin 1950 duke u shpallur si “Patriot i Rilindjes Shqiptare”.

Kemi edhe Thanas Floqi që ka disa rekorde në jetën e tij, si gazetar në të parë gazetë për shqiptarët e Amerikës, ajo e quajtur “Kombi” e themeluar nga Sotir Peci. Floqin e shikojmë edhe si një ndër themeluesit e parë të shqoërisë patriotike shqiptare në Amerikë “Besa besë” apo “Malli për mëmëdheun”. Ai kishte mbaruar studimet e larta për juridik, iu përkushtua edhe muzikës duke na lënë një këngë himn si ajo “O trim, o luftëtar”, “o bijtë e Skënderbeut”.

Krah tij shikojmë edhe nënshkrimin e të madhi Pandeli Cale që ishte ministri i parë i Bujqësisë, Trregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Ismail Qemalit, deputet i Korçës, Prefekt i qytetit të Korçës, aktivist i të drejtave të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat