Rama: Në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti punojnë pa pushim 24,800 punëtorë

Shqipëria

Rama: Në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti punojnë pa pushim 24,800 punëtorë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Edi Rama

Programi i Rindërtimit vijon në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, për të siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale. Ndërsa paralelisht vijon progresi i përditshëm në zonat ku janë projektuar lagje të reja, brenda apo ngjitur me qytetet e goditura.

Kryeministri Edi Rama shprehet se, “24.800 punëtorë të angazhuar për rindërtimin që  vijojnë papushim, pa të shtuna, pa të diela, pa orare e as lodhje, punën në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, së bashku me të gjitha skuadrat e institucioneve qendrore e vendore, duke siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale, paralelisht me progresin e përditshëm në zonat ku janë projektuar lagje të reja, brenda apo ngjitur me qytetet e goditura”.

Rama bëri të ditur se, “në Shijak ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020. Nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021”.

“Së shpejti nisin edhe 200 banesat e fundit për këtë bashki”, shprehet Rama.

“Kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit. 1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë. 897 familje shërbehen me bonus qiraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi”, tha Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat