Të mërkurën përkeqësohet moti në të gjithë vendin, pritet shi dhe dëborë

Shqipëria

Të mërkurën përkeqësohet moti në të gjithë vendin, pritet shi dhe dëborë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:14
Ilustrim

Kemi filluar të kemi ftohtë, pasi stina e dimrit, muaji dhjetor nis me rënien e temperaturave. Kjo situatë sipas meteorologëve do të zgjasë vetëm për pak ditë.

“Vlerat -5 apo -6 gradë Celsius, që do të përjetojmë ditën e parë të dhjetorit janë vlera tipike dimri, ndërsa më pas do të kemi një rritje të tyre duke bërë që ato të rriten dhe të mos jenë më temperatura dimri, por temperatura vjeshte”, shprehet Hakil Osmani, sinoptikan.

Dita e mërkurë dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave në vendin tonë, duke bërë që të kemi reshje shiu prezente në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në zonat e thella malore, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta të dëborës, kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore të territorit shqiptar. E diela pasdite do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit në vendin tonë.

Po ashtu parametri i erës gjatë kësaj jave pritet të jetë problematik duke filluar nga mesdita e të mërkurës, duke bërë që herë pas here ajo të jetë me intervale edhe mbi 60 km/orë në det të hapur duke krijuar një dallgëzim problematik përsa i përket trafikut detar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat