Sekuestrohen 12.1 kg kanabis në trajtë xhelatinoze në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Shqipëria

Sekuestrohen 12.1 kg kanabis në trajtë xhelatinoze në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 15:16
Fotoilustrim

Një sasi prej 12.1 kilogramësh lëndë narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, e përgatitur për t’u shitur në Shqipëri, është sekuestruar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë Mariglen Vata, ndërsa është shpallur në kërkim 22-vjeçari Flavio Ismalaj, i cili transportonte lëndën narkotike me automjetin e tij në autostradën Tiranë-Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në vijim të punës operative intensive, për një rast të transportimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Risia”, në kuadër të të cilit shpallën në kërkim shtetasin F. I., 22 vjeç, dhe arrestuan në flagrancë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin M. V., të dy banues në Paskuqan.

Në orët e para të mëngjesit të datës 19.11.2026, i është bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi F. I., i cili nuk është bindur, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.

Gjatë ndjekjes, shërbimet e Policisë konstatuan se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga automjeti me drejtues shtetasin M. V., i cili u kap dhe u vu në pranga.

Nga kontrolli në automjetin që braktisi shtetasi F. I. u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me 2 automjetet dhe 3 celularë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identitifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat