Paralajmërimi i Klajda Gjosha: PS do të ndryshojë një tjetër ligj në prag të zgjedhjeve

Shqipëria

Paralajmërimi i Klajda Gjosha: PS do të ndryshojë një tjetër ligj në prag të zgjedhjeve

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:37
Klajda Gjosha

Klajda Gjosha, kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen  Socialiste për Integrim thotë se ende nuk është vendosur se si opozita do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit, por theksoi se do të fitojnë. Znj. Gjosha tha se ende nuk është vendosur për çështjen e koalicioneve pasi po pritet një opinion nga Komisioni i Venecias.

“Kjo çështje është duke u analizuar, mos të harrojmë që presim ende opinionin e Komisionit të Venecias për koalicionet. Rama mesa duket do të çojë deri në fund marrëzinë e tij dhe kjo nuk na kushtëzon dhe ndaj po diskutojmë se cila do të jetë alternativa më e mirë. Bashkë ose veçmas do të jemi fitues”, tha znj. Gjosha.

Por, ndërkohë opozita ende nuk ka vendosur ende për formulën se si do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ish-ministrja e Integrimit paralajmëroi se mazhoranca qeverisëse po përgatitet për të ndryshuar një tjetër ligj në prag të zgjedhjeve.

“Ka dhe një diskutim për të ndryshuar një nga shtatë ligjet për SPAK lidhur me gjykimin e krimeve elektorale. Edhe këtu është duke ndërhyrë tashmë PS sepse e sheh që SPAK nuk do të duhet më të ketë të bëjë me krimin elektoral, që është absurditet dhe që është ligj i miratuar. Ka një diskutim tashmë në Komisionin e Ligjeve mbi këtë çështje”, u shpreh znj. Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat