Ilir Meta: Doli fjala ime për negociatat! Më 25 prill, referendum për rrëzimin e tiranisë

Shqipëria

Ilir Meta: Doli fjala ime për negociatat! Më 25 prill, referendum për rrëzimin e tiranisë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:25
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta deklaroi në nje emision televiziv jo pa ekzaltim se ai e kishte paralajmëruar se nuk do ketë çelje të negociatave.

“Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë.

Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful.

Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato. Të gjithë e dimë se ato nuk hapen.” tha Meta.

Por Presidenti nuk ka mundur te qendoje asnje minute ne konturet e nje kreu i shtetit, duke bere deklarata politike.

Meta ka deklaruar se më 25 prill shqiptarët do të dalin në referendum, për të nisur një epokë të re.

 “Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie”, tha presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat