Identifikimi dhe votimi elektronik për 25 prill, KQZ i letër Kuvendit: Na duhet fond shtesë

Shqipëria

Identifikimi dhe votimi elektronik për 25 prill, KQZ i letër Kuvendit: Na duhet fond shtesë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i kërkon parlamentit të ndërhyjë për të vënë në dispozicion të KQZ fondet për projektin e identifikimit elektronik të votuesve për zgjedhjet  e 25 prillit dhe për projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve.

Për projektin pilot të votimit dhe numërimit  elektronik kërkohet 1.2 miliardë lekë të reja. Ky project pilot do të aplikohet deri në 20% të zgjedhësve.

Afatet e realizimit të këtyre projekteve janë tejet të limituara vetëm 145 ditë nga data e zgjedhjeve

Buxheti është i domosdoshëm për realizimin e procesit zgjedhor pagesë komisionerësh, bazë materiale dhe shërbime zgjedhore, dhe nuk mund të angazhohet tek ky projekt.

Ndërsa për projektin e identifikimit elektronik të votuesve kërkohet të vihen në dispozicion 2.1 miliardë lekë.

KQZ i drejtoi kërkesë 22 kompanive me përvojë në fushën e teknologjisë në zgjedhje për vlerësimin e kostove financiare

Kërkesës iu përgjigjën 7 kompani dhe KQZ vendosi të marrë në konsideratë vlerësimet e kostove financiare të të gjithave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat