Hetim, kush punoi me dosjet e UÇK në Shqipëri/ Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm, e drejton Ulsi Manja

Shqipëria

Hetim, kush punoi me dosjet e UÇK në Shqipëri/ Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm, e drejton Ulsi Manja

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti miraton sot ngritjen e  Komisionit të Posaçëm parlamentar që do të hedhë dritë për të gjitha veprimet që lidhen me hetimet e kryera në territorin shqiptarë për llogari të krimeve të supozuara të UÇK-s.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se ky komision pritet të drejtohet nga socialisti, Ulsi Manja dhe në përbërje do të ketë edhe deputetë të opozitës.

Komisioni i Posaçëm pritet të merret me administrimin e  dokumentacionit dhe hartimin e  një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të Dick Martyt, nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve në ndihmë të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-s në territorin e republikës të Shqipërisë.

Top Channel ka mësuar se menjëherë pas ngritjes të këtij komisioni, do të kërkohet një dosje me 6 fashikujt hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme e kaluar EULEX në Kosovë në Qershor të vitin 2014.

Kjo dosje është hartuar  në kuadër të procedimit penal në Hagë për të ashtuquajturin Grupi Drenicës, ku bënte pjesë Ramush Haradina, Fatmir Limaj dhe disa luftëtarë të tjerë të UÇK.

Në përfundim të punës Komisioni i posaçëm parlamentar duhet të paraqesë një raport e hartojë një projekt rezolutë për parlamentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat