Rindërtimi në Laç, PD denoncon: Qytetarët jetojnë në shtëpi me qera, në vend të spitalit ka një grumbull inertesh

Shqipëria

Rindërtimi në Laç, PD denoncon: Qytetarët jetojnë në shtëpi me qera, në vend të spitalit ka një grumbull inertesh

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Dhurata Çupi

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Dhurata Çupi, ka denoncuar mungesën e projektit të rindërtimit pas tërmetit në qytetin e Laçit.

Çupi ka thënë se qytetarët enden në shtëpi me qera edhe pas një viti, ndërkohë që ka vendosur në qendër të vëmendjes edhe mungesën e spitalit në Laç.

Çupi: Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta të shkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët që vazhdojnë të enden shtëpive me qera. Banesat e tyre nuk janë ndërtuar dhe hajdutët e fatkeqësisë vijojnë të mashtrojnë. Sipas gjasave godinat nuk kanë shans të ndërtohet edhe për dy vjet të tjera. Ajo që i vë vulën dështimit të qeverisë për rindërtimin është spitali i Laçit. Sipas premtimit të Edi Ramës një vit më parë, spitali sot duhej të ishte në punë, por në të vërtetë, realiteti nga premtimet e kryeministrit mashtrues në ikje është krejt ndryshe.

Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. 50 mijë banorë të zonës së Kurbinit dhe përreth degdisen në Lezhë, sepse hallet e qytetarëve nuk janë në axhendën e hajdutëve të fatkeqësisë. Gërmadhat e spitalit të Laçit janë një dëshmi se hajdutët e fatkeqësisë duhen ndërshkuar me votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat