Tenderi 5 milionë euro, Bogdani: Ministria e Shëndetësisë kontrata të fshehta gjatë pandemisë

Shqipëria

Tenderi 5 milionë euro, Bogdani: Ministria e Shëndetësisë kontrata të fshehta gjatë pandemisë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:47
Aleksandra Bogdani

Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur të fshehtë informacionet lidhur me shpenzimet e kryera për luftën kundër Covid-19. Shqetësimin e ngriti gazetarja Aleksandra Bogdan  e cila tha ne Euronews Albania se të gjitha kërkesat për të pasur në dorë tenderët e pandemisë, me qellim investigimin, janë refuzuar.

Dhjetëra tenderë të shpallur gjatë pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me objekt blerje pajisjesh për luftën ndaj pandemisë ngrenë dyshime për mënyrën si janë lidhur kontratat dhe cilat kompani kanë përfituar. Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani tha ne Euronws Albania se nga ana e autoriteteve shëndetësore ka munguar bashkëpunimi.

 “Sa I përket tenderëve të bërë nga Ministria e Shëndetësisë të bërë në periudhën e pandemisë, ka pasur një mungesë totale transparence dhe një mënyrë klasifikimi në mënyrë të padrejtë ose tenderë të bërë në kohë emergjence për këtë arsye. Ne kemi tentuar disa herë të marrim dokumentet zyrtare për tenderë të cilat lidheshin specifikisht me Covid-19 dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë”, shprehet gazetarja e “BIRN Albania”.

Një prej tenderëve të korrikut të investiguar nga Euronews Albania gjatë ditëve të fundit, me fond limit 5 milionë euro për furnizimin e spitaleve rajonale me mjete mbrojtëse, ende nuk ka një marrëveshje të mbyllur, edhe pse gjysma e kompanive në garë ofruan çmime disa herë më të ulëta. Ato u skualifkuan duke lënë në fund të garës vetëm një kompani me ofertë ekonomike ndër më të lartat.

“Kur na është mohuar e drejta për të pasur informacionin, kemi apeluar refuzimin e informacionit, por nuk kemi pasur rezultat. Unë nuk e di kush i ka fituar këto tenderë. Publiku ka nevojë për më shumë transparencë”, tha znj. Bogdani.

Gazetarja komentoi edhe padinë e z. Mirel Mërtiri ndaj BIRB Albania, për përfshirjen e këtij të fundit në të ashtuquajturën “Afera e Ineceneratorëve”. Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve i ka shkaktuar ‘dëm të rëndë moral dhe ekzistencial’, Mirel Mërtiri ngriti padi ndaj BIRN Albania, ku kërkon fshirjen e investigimit dhe 300 mijë lekë dëmshpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat