Manastirliu: Janë paguar 3.9 mln dollarë për vaksinën anti-COVID. Jemi duke vlerësuar në disa drejtime

Shqipëria

Manastirliu: Janë paguar 3.9 mln dollarë për vaksinën anti-COVID. Jemi duke vlerësuar në disa drejtime

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se  qeveria ka bërë në parabagesë prej 3.9 mln dollarë për të siguruar vaksinën sapo ajo të jetë gati.

Në komunikimin periodik për situatën në vend, ministrja tha se Shqipëria është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën.

“Qeveria që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të patur akses në vaksinën e sigurt në momentin që ajo të bëhet e disponueshme.

Ne kemi në realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me instrumentin e COVAX. Është bërë parapagimi në vlerën 3.9 mln dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur. Me këtë pagesë Shqipëria është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën.

Është në një proces negocimi me shumë kompani që janë duke ofertuar përsa i përket procesit të vaksinave. Në një kohë të shpejtë që të kemi informacionin do ta bëjmë me dije.

Jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë në disa shtete të BE mundësinë për të aksesuar vaksinën edhe nëpërmjet strukturave të BE, por edhe nëpërmjet vendeve të vetë BE”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se Shqipëria synon që të marrë dhe 300 mijë teste të shpejta që do të ndihmojnë në evidentimin e rasteve me COVID.

Ajo tha se ato nuk do të zëvendësojnë testimet aktuale por do të ketë një kombinim në përdorim.

“Kemi siguruar në fazën e parë 100 mijë teste. Jemi në procedurë për të siguruar 300 mijë teste në vijim. Nuk do ketë vetëm testime të shpejta të antigenit por ndërthurje me testimet aktuale“, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat