Çadrën me vete! Si parashikohet të jetë moti për javën që vjen

Shqipëria

Çadrën me vete! Si parashikohet të jetë moti për javën që vjen

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Ilustrim

Moti i thatë dhe temperaturat që luhaten këto ditë nuk do të jenë të tilla me fillimin e javës së re.

Nesër vendi pritet të karakterizohet nga vranësira, në të gjitëh vendin.

Kurse java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në zonat midis Vlorës, Gjirokastës dhe Fierit, ku sasia e reshjeve pritet të jetë 10 mm, madje deri në 20 milimetra shi në orë, në zona të caktuara.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit të datës 7 dhjetor parashikohen reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Thuajse e tëra java do të karakterizohet nga reshje shiu, që në zonat malore pritet të shoqërohet edhe me reshje dëbore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat