Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset rëndë 27-vjeçari

Shqipëria

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset rëndë 27-vjeçari

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të shtune në Fier.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, ku shtetasi O. S., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat