SHBA furnizon me maska dhe dezifektant duarsh burgjet shqiptare

Shqipëria

SHBA furnizon me maska dhe dezifektant duarsh burgjet shqiptare

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:22
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim dorëzoi ditën e sotme pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit për sistemin e burgjeve në Shqipëri, maska dhe dezifektant duarsh.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurtë gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID.

Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat